Sulmuesi i Partizanit, Solomon, shënoi golin e dytë në derbin përballë Tiranës, që rezultoi dhe vendimtar. Pas ndeshjes, numri 9 i “Demave” foli për Supersport, ku u shpreh:
“Nuk ishte ndeshja e parë derbi që luaj në karrierën time, por kjo ishte një sfidë shumë e veçantë. Kur hyra në fushë, kisha shumë emcione dhe po dridhesha, por me kalimin e minutave kishim besim se do të fitonim”.
Kaluam në avantazh, më pas shënova dhe gjithçka shkoi mrië. Kjo është një fitore e madhe për ne. Luftuam fort dhe e merituam triumfin në këtë derbi, por duhet të luftojmë në çdo ndeshje dhe të fitojmë sërish.
DISIPLINA – “Kam marrë dy kartonë të kuq sepse jam gjithnjë luftëtar, e urrej të humb dhe dua vetëm të fitoj gjithmonë. Sot që në fillim e dija se do të fitonim, që në hotel, që në stërvitje se jemi si familje”, tha Solomon./abcnews.al


