Komisioneri për Zgjerim Oliver Varhelyi ndodhet sot në Tiranë për shpërndarjen e ngarkesës së parë të vaksinave për Covid-19, me financim nga Bashkimi Evropian.
Në një postim në Twitter, Varhelyi shkruan se është i lumtur që ndodhet në Tiranë për shpërndarjen e vaksinave, ndërsa shton se kjo ngarkesë do të ndihmojë fushatën e vaksinimit që ka nsiur në vend.
“Asnjë nuk është i sigurt, derisa të gjithë të jemi të sigurt,” shton komisioneri.
Delighted to be in #Tirana for delivery of first #COVID19 vaccines funded by #EU: Almost 145.000 doses for #Albania will boost the vaccination campaign which will help us to get out the pandemic. No one is safe until we are all safe. #WeCare #StrongerTogether #TeamEurope pic.twitter.com/scWWkOKWuv
— Oliver Varhelyi (@OliverVarhelyi) May 5, 2021
Më herët gjatë ditës së sotme ai mbajti edhe një konferencë me kryeministrin Edi Rama, ndërsa ky i fundit e cilësoi si Varhelyi-n si zërin e arsyes brenda Komisionit Evropian që nuk lejoi që Ballkani Perëndimor të mbetej jashtë skemës së shpërndarjes së vaksinave.
Kujtojmë se Rama i ka zbutur disi tonet me Bashkimin Evropian që disa muaj më parë e akuzonte se kishte lënë pas rajonin tonë, në zemër të Evropës, sa i përket aksesit në vaksina. sb/abcnews.al/