Klubet e futbollit ndodhen në krizë financiare dhe një ndihmë pritet të vijë nga ulja e pagave të futbollistëve. Juventusi dha një shembull pozitiv dhe lojtarët gjeten një akord me drejtuesit për të ulur katër rrogat e marsit, prillit, majit dhe qershorit.
Plot 90 milion euro do kursejnë bardhezinjtë. Solidarizim për gjendjen e vështirë të krijuar nga koronavirusi kanë treguar edhe lojtarët e Barcelonës. Pas shumë negociatash me drejtuesit e klubit, lojtarët katalanas kanë pranuar një ulje pagash me 70%.
Flasim për rrogat që nuk kanë marrë ende këtë sezon. Një vendim fantastic, që do të ndikojë në kalimin e krizës nga Barcelona dhe në pagimin e rregullt të rrogave të plota për stafin dhe gjithë pjesëtarët e klubit spanjoll. /abcnews.al
Barcelona players confirm they will take a 70% pay cut to ensure that the salaries of all club staff are covered while football is on an indefinite break ? pic.twitter.com/r8bOkE6JoK
— B/R Football (@brfootball) March 30, 2020