Deputetet Blerina Gjylameti dhe Elisa Spiropali do zëvendësojnë Saimir Tahirin në funksionet në Partinë Socialiste. Vendimi është marrë mbrëmjen e të martës në mbledhjen e kryesisë. Kështu, Blerina Gjylameti merr drejtimin e socialistëve të Tiranës, ndërsa Elisa Siropali do jetë koordinatorja e platformës për bashkëqeverisjen me qytetarët.
Njoftimi për pezullimin e ish-ministrit të Brendshëm nga funksionet në parti, u shpall nga kryeministri Rama në mbledhjen e fundit të grupit parlamentar socialist dhe erdhi pas akuzave të ngritura nga prokuroria për përfshirje të emrit të tij në përgjimet e drejtësisë së Katanias, të bandës së narkotrafikut ku bëjnë pjesë vëllezërit Habilaj.
Zëvendësimi i Tahirit është bërë i ditur pas mbledhjes nga sekretari i përgjithshëm Taulant Balla.
https://youtu.be/xtxhPpnK1PU