Socialistët “injorojnë” përgjimet: Nuk ka blerje votash, Prokuroria të hetojë

schedule18:10 - 20 Qershor, 2019

schedule 18:10 - 20 Qershor, 2019

Protagonistët e përgjimeve të “Bild” gjatë zgjedhjeve në Dibër nuk flasin për mikrofonët e mediave aq lirshëm sa në bisedat telefonike të përgjuara.

Qefalia: “Pallavra se nuk janë, janë biseda shoqërore, të flasësh me një shokun e klasës të fëmijërisë çfarë problemi ka”

Manja: “Për çështje të drejtësisë, flet drejtësia”

Fjalë pak është edhe Olta Xhaçka, aktualisht drejtuese politikë në Dibër.

“Prokuroria duhet të bëjë punën e vet”.

Nga këto biseda distancohet dhe deputetja e Dibrës, Almira Xhembulla.

“Unë në 2016 isha qytetare e zakonshme dhe me shumë kënaqësi kam votuar Muharrem Ramën”.

Heshtjes së disa deputetëve, ju bashkohen dhe koordinatorët elektoralë.

Zëvendëskryeministri Braçe përjashton blerjen e votës.

“Nuk është gjetur nga këto përgjime që të jetë komunikuar për çështje parash, për secilin përfshirë këta të dy prokuroria të kryejë veprimet e saj”.

Numri dy i qeverisë bën një hap pas kur i përmendet biseda e Damian Gjiknurit që dërgon një furgon me djem problematikë në Dibër.

“Nuk është normale, në krahun tjetër ju duket normale që ish ministri të mbledhë një makinë me djem problematikë nëse provohet të hetohet deri në fund”.

Një ndër deputetët më të vjetër të parlamentit, Musa Ulqini i thërret eksperiencës së tij për të bërë diferencën.

“Kushdo që keqpërdor lekët për të blerë votat duhet të dënohet. Kjo parti që ka bërë Libofshën që ka bërë krimin më të tmerrshëm elektoral në ‘96, që ka bërë ’97, ’98, Gërdecin dhe ka vrarë 4 vetë në 21 janar nuk mund të bëjë ëngjëllin dhe të na tregojë me gisht ne për gjëra që nuk shkojnë mirë sot. Në këtë moment të gjithë kanë përgjegjësi, të gjithë duhet të tregohen të drejtë në raport me interesat e vendit dhe mos bëjnë gjëra si kjo e Ilir Metës që do jetë në librin Guinness që në ditën më të rëndësishme në vend të bëjë detyrën e vet dhe tu ulë gjakrat, por i hedh benzinë tensioneve në Shqipëri”.

Bashkim Fino pretendon se ka edhe video kompromentuese për PD.

“Duhet të vepronte prokuroria para 3 vjetësh, dosjet janë të mbyllura këto janë indicie dhe duhen hetuar nga prokuroria të gjitha përgjimet edhe për partinë e opozitës”.

Fluturimet nga puna si ndëshkim partiak i përjashton dhe Bujar Cela deptuet i Lushnjës.

“Unë nuk jam nga Dibra të gjithë kolegët kanë emër”. /ABC News Albania 24/7

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!