Socialistët e Kukësit kundër Ballës: Presim zgjidhje jo ndëshkime

schedule14:48 - 21 Shkurt, 2018

schedule 14:48 - 21 Shkurt, 2018

Deklarata që ka bërë një ditë më parë numri dy i partisë Socialiste Taulant Balla se kryesia e Partisë vendosi të shkrijë strukturat e saj në Kukës dhe t’i rizgjedhë ato nga e para janë qëndrime presonale të tij. Është ky qëndrimi i Asamblesë së Partisë Socialiste të shpërndara në media. Në të thuhet se zgjedhjet në Partinë Socialiste Kukës kanë përfunduar para tre muajsh dhe janë konstituuar. Socialistët e Kukësit shprehen se presin zgjidhje të problemeve dhe jo anashkalime dhe ndëshkime të panevojshme të cilat i marrin vesh në media dhe jo zyrtarisht. /abcnews.al