“S’na mbron”, Rama: Mos u habisni kur të më shihni në SPAK me ndonjërin të kapur prej veshi

schedule14:33 - 9 Prill, 2022

schedule 14:33 - 9 Prill, 2022

Kryeministri Edi Rama në Kongresin e PS-së  që po mbahet në Pallatin e Kongreseve ka folur edhe për sistemin e Drejtësisë, duke u ndalur në veçanti tek zyrtarë të rëndësishëm të PS që kanë rënë në rrjetën e SPAK.

Kreu i qeverisë theksoi se i zgjedh ministrat, kryebashkiakët e deputetët në emër të votuesve dhe PS-së, dhe se ata që bëhen për avokat, le të shkojnë e të gjejnë avokat. Po ashtu, Rama tha që askush të mos habitet nëse ndonjë ditë e sheh te dera e SPAK, “duke çuar për veshi këta që kërkojnë të mbrohen nga unë.”

“Të gjatit s’ia beson njeri kur thotë që ma bënë prapa krahëve. Kush e beson? Dukesh edhe si hajvan, dy metra? Mos u çudisni kur të më shihni mua ndonjë ditë te dera e SPAK-ut me ndonjë për veshi nga këto që doni t’i mbroj unë.

Unë i zgjedh ministrat, kryebashkiakët, jo në emrin tim…i zgjedhim në emrin e PS. I zgjedhim në emrin e votuesve. Zgjedhjet tona kontestohen se këta të kolltuqeve ngatërrojnë ASH me parlamentin. Jo t’i zgjedhim e ti mbrojmë ne, por ata të na mbrojnë ne, të mbrojnë zgjedhësit, të më mbrojnë edhe mua..” /abcnews.al/