Sms-të e koduara për kokainën/Gjykata e Tiranës 10 vjet burg 2 personave

schedule15:44 - 14 Prill, 2018

schedule 15:44 - 14 Prill, 2018

Gjykata e Tiranës shpalli fajtorë dy persona të akuzuar për shitjen e 48 gramëve kokainë në Tiranë. Hetimi ndaj Vladimir Ademit dhe Dritan Toskës ka zbuluar edhe gjuhën e koduar të përdorur në komunikimet me sms mes tyre.

Gjykata e Tiranës ka deklarur të fajshëm dy persona të akuzuar për  tregtimin e kokainës në kryeqytet. Ata janë Vladimir Ademi dhe Dritan Toska, 38 dhe 39 vjeç, të cilët duhet të vuajnë dënime me 5 dhe 4 vjet e 8 muaj burg. Të pandehurit u arrestuan në gusht të vitit 2017 në zonën e “Oxhakut” në Tiranë, në momentin që po shisnin një sasi prej 48.7 gramë kokaine tek një person i tretë.

Gjatë hetimit dhe gjykimit, i pandehuri Toska ka pranuar të jetë zotërues i kokainës së sekuestruar nga policia. Ndërsa i bashkëpandehuri i tij Ademi, ka mbajtur qëndrim mohues. Ai ka pohuar ditën e ngjarjes vetëm kishte shoqëruar me makinë shokun e tij, por se nuk kishte dijeni për sasinë e drogës.

Sipas vendimit të gjykatës të siguruar nga “ABC News”, Ademi është tradhëtuar nga mesazhet e shkëmbyera me të bashkëpandehurin një ditë para takimit per shitjen e kokaiunes. Madje, nga përmbajtja e sms-ve të rikuperuara nga hetuesit ka rezultuar se ata përdorur temin e koduar “goma” për drogën. Sipas gjykatës, dy të pandehurit kanë biseduar per ndarje të fitimeve nga blerja e “gomave”. “Në këto komunikime termi i perdorur si ‘goma’ i referohet lëndës narkotike”, shprehej gjykata duke vlerësuar si të provuar bashkëpunimin mes tyre.

Pas arrrestimit, Vladimir Ademit iu gjet me vete një sasi prej 1100 dollarë të falsifikuar, si edhe 12 fishekë në mjetin e tij. Ai fitoi pafajësi vetëm për akuzën e “falsifikimit të monedhave”, por u fajësua për “mbajtje pa leje dhe prodhim i armëve dhe municionit”. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!