Aktori i njohur Will Smith ka rrëfyer si asnjëherë më parë detaje nga jeta e tij personale. Në një intervistë për “Red Table Talk”, aktori ka rrëfyer se babai i tij dhunonte të ëmën dhe se nuk dëshironte që të ishte një shembull i tillë dhe për fëmijët e tij.
“Kur isha 10-vjeç mbaj mend që shikoja babain tim dhe mendoja se mund të bëhesha më i mirë se ai. Ai kishte pak durim. U rrita në një shtëpi ku aprovohej dhuna fizike.
Për shkak të përvojës me babain tim që dhunonte mamanë time, unë e dija se fëmijët e mi nuk do të më shihnin kurrë të bëja ndonjë gjë të tillë ndaj nënës së tyre.“, tha Smith.
Duke folur për ndarjen me gruan e tij të parë, aktori e përshkroi divorcin si “dështimin e tij të fundit” dhe si “gjënë më të keqe” që kishte kaluar në jetë. /abcnews.al


