“Skuadra surprizë do të jetë Shqipëria”, Sneijder bën parashkimin për “Euro 2024”

schedule15:32 - 2 Dhjetor, 2023

schedule 15:32 - 2 Dhjetor, 2023

“Legjionarët” tanë, nën udhëheqjen e teknikut Sylvinho dhe me një lojë spektakolare në fushën e blertë arritën të dominonin një grup, në të cilën bënin pjesë Çekia e Polonia, duket siguruar kështu, për të parën e herë në histori si vend i parë, të marrin pjesë për herë të dytë, në një kompeticion madhor të futbollit, siç është Kampionati Evropian i futbollit.

Këtë të shtunë, në orën 18:00, Kombëtarja do të mësojë dhe kundërshtarës në “Euro 2024”, ku në Hamburg, të pranishëm përveç delegatëve të secilës përfaqësuese janë të ftuar një sërë personalitetesh të botës së futbollit, ku ndër është edhe ish-“fantazisti” holandez, Ëesley Sneijder, i cili ka bërë dhe parashikimet e tij, për eventin madhështor, që do të mbahet nga 14 qershori deri në 14 korrikun e vitit 2024, në Gjermani.

Me anë të një video, të shpërndarë në rrjetës sociale, në profilin zyrtar të turnet, Sneijder ka zgjedhur lojtarin më të mirë të ri, i cili për të është Jude Bellingham, si golashënues, Harry Kane, si lojtar më të mirë të turneut, Kylian Mbappe, si finalistë Anglinë e Francën, si fituese të turnet, Anglinë, ndërsa skuadra surprizuese e këtij edicioni, për ish-“yllin” e Inter do të jenë “kuqezinjtë” tanë. /i.m /abcnews.al 

SHIKONI VIDEON: 

 

View this post on Instagram

 

A post shared by UEFA EURO 2024 (@euro2024)

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!