Skrapar/ Sekuestrohen armë, municione e fara hashashi

schedule09:08 - 24 Maj, 2018

schedule 09:08 - 24 Maj, 2018

Armë, municione dhe fara bimësh narkotike të dyshuara Cannabis Sativa janë sekuestruar në Skrapar, falë hetimit njëmujor të Prokurorisë së Beratit dhe specialistëve të Seksionit për Hetimin e Narkotikëve.

Operacioni i koduar “Osoja” ka çuar në pranga dy vëllezërit posedues Kalem Muçaj, 51vjeç dhe Elmas Muçaj, 41 vjeç, të dy banues në fshatin “Osojë”, Skrapar.

Gjatë kontrollit në banesat e tyre u gjetën dhe sekuestruan 69 fara bimësh narkotike, dy armë zjarri automatike model 56, kalibër 7.62 mm, 4 krehëra automatiku dhe 4 711 fishekë të kalibrit 7.62 mm.

Njoftimi i Policisë

Nga Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në D.V.P Berat, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Berat, në kuadër të operacionit të koduar “Osoja” i cili u ndoq me metoda speciale, pas një hetimi 1- mujor, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:

  • Kalem Muçaj, 51vjeç.
  • Elmas Muçaj, 41 vjeç, (vëllezër), të dy banues në fshatin “Osojë”, Skrapar.

Arrestimi i shtetasve të lartpërmendur u bë pasi gjatë hetimit 1 – mujor rezultoi se vëllezërit Muçaj dispononin armë zjarri dhe po përgatiteshin për të kultivuar bimë narkotike.

Në kuadër të operacionit u ushtrua kontroll në banesat e tyre, ku gjatë kontrollit u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale:

  • Gjashtëdhjetë e nëntë fara bimësh narkotike të dyshuara Cannabis Sativa.
  • Dy armë zjarri automatike model 56, kalibër 7.62 mm.
  • 4 krehëra automatiku.
  • 4 711 fishekë të kalibrit 7.62 mm.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat për veprën penale, “Prodhimi dhe shitja të lëndëve narkotike”, “Prodhimi dhe mbajta pa leje e armëve dhe municioneve luftarake”, parashikuar nga nenet 283/1 dhe 278/1 e Kodit Penal. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!