Skocia, vendi i pare në botë që miraton ligjin për peceta dhe tamponë falas

schedule14:38 / 27/02/2020

Skocia është kombi i pare në botë që ka miratuar një ligj do të lejojë të gjitha gratë të marin peceta dhe tampona falas.

Quhet Bill Periodik Products dhe është miratuar nga parlamenti me 112 vota pro, 9 kundër dhe një abstenim shkruan Yahoo.

Ligji ka kaluar fazën e parë të procesit parlamentar.

Ndërkohë në Itali Parlamenti ka diskutuar futjen e mundshme të taksës së tamponit, ose një ligj që synon uljen e TVSH-së në peceta sanitare dhe tampona nga 22% në 5%.

Me këtë ligj Skocia bëhet kombi i parë në botë që miraton një ligj që i bën të mundur që pecetat sanitare dhe tamponat të jenë  falas për të gjitha gratë .

Para këtij ligji në fakt, idetë në parlament përfshinin më tepër një ulje të taksës. Prandaj po i afrohemi barazisë gjinore dhe Skocia tashmë është ngjyrë rozë.

Fushata #freeproductperiod e promovuar nga Monica Lennon, autore e ligjit, duket se është shlyer . “ Këto nuk janë produkte luksoze, por produkte thelbësore . Ne jemi duke bërë një ndryshim kulturor, “tha Lennon për Reuters.

Sidoqoftë, në vitin 2018, Skocia kishte porositur shpërndarjen falas të pecetave sanitare dhe tamponeve për studentet femra në shkolla dhe universitete./abcnews.al

schedule14:38 / 27/02/2020