Skocezët me Italinë: Na shpëto Mancini, nuk durohen edhe 55 vite duke u mburrur

schedule13:19 - 10 Korrik, 2021

schedule 13:19 - 10 Korrik, 2021

Nesër zhvillohet finalja e Euro 2020. Italia dhe Anglia do të sfidohen në mitikun “Wembley”, duel që fillon prej orës 21:00.

Në Skoci nuk mund të jenë me skuadrën e Southgate, kjo për shkak të urrejtjes së madhe që kanë ndaj Anglisë, dhe të gjithë shpresojnë në triumfin e Italisë.

Gazeta e pavarur skoceze, The National ka vendosur në kopertinë një version të Roberto Mancinit nga filmi i famshëm “Braveheart”.

 

Kopertina e The National

Na shpëto Roberto, ti je… Shpresa e Fundit (Nuk mund t’i përballojmë ata edhe 55 vite të tjera duke u mburrur)“, lexohet në komentin e gazetës skoceze.

Anglia ka fituar vetëm një Botëror në vitin e largët 1966, teksa nuk ka triumfuar kurrë në një Europian, madje kjo është hera e parë që do të luajnë në një finale të këtij turneu. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!