Në sezonin 2017/18, Skënderbeu dhe Kukësi dominuan futbollin shqiptar. “Ujqërit e Dëborës” u shpallën kampionë të Shqipërisë në kuotën e 72 pikëve, ndërsa Kukësi e përfundoi kampionatin në vend të dytë, me 63 pikë. Në atë sezon, të dy skuadrat kishin një organikë të shkëlqyer lojtarësh, çka e pasqyron dhe vlera e tyre në treg nga ‘Transfermarkt’.
Në sezonin 17/18, Skënderbeu kishte një vlerë lojtarësh prej 7.40 milionë eurosh, gati 5 milionë euro më shumë se ekipi aktual (2.85 mln). Ndërsa Kukësi, kishte një vlerë futbollistësh prej 5.40 milionë eurosh. Ekipi verilindor nuk ka pësuar një rënie drastike si ajo e Skënderbeut, pasi dhe në këtë sezon, ka një vlerë të kënaqshme, 4.83 milionë euro.
Lojtari më i vlerësuar i Skënderbeut në sezonin 2017/18 ishte Liridon Latifi (850 mijë euro), i ndjekur nga Sabien Lilaj (500 mijë euro). Ndërsa më të vlerësuarit te Kukësi, ishin Renato Malota dhe Izair Emini, me nga 350 mijë euro./abcnews.al
Skënderbeu 2019/20 – 2.85 milionë euro
Kukësi 2019/20 – 4.83 milionë euro
Skënderbeu 2017/18 – 7.40 milionë euro
Kukësi 2017/18 – 5.40 milionë euro
Shifrat e marra nga Transfermarkt