Sondazh

A po e dëmtojnë protestat turizmin në Shqipëri?

Loading ... Loading ...
 

SHBA: Sistemi rus kundërajror mund të ketë goditur avionin që u rrëzua në Kazakistan

schedule21:32 - 26 Dhjetor, 2024

schedule 21:32 - 26 Dhjetor, 2024

Rusia dhe Kazakistani kanë kërkuar të zvogëlojnë spekulimet për rrëzimin e avionit të Azerbajxhanit, pasi një zyrtar amerikan tha se kishte indikacione se sistemi rus kundërajror mund të ketë goditur avionin.

Pohimi vjen pasi një zyrtar ukrainas i sigurisë kombëtare dhe disa burime në Azerbajxhan pretenduan se përplasja, e cila vrau 38 persona, ishte shkaktuar nga zjarri i mbrojtjes ajrore ruse.

Avioni, i cili po fluturonte nga kryeqyteti i Azerbajxhanit, Baku, për në qytetin Grozny në Çeçeni, u rrëzua në një fushë pranë Aktau në Kazakistan. 29 njerëz mbijetuan.



Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, tha të enjten se hetimi për shkakun e rrëzimit ishte duke u zhvilluar, duke shtuar se do të ishte “gabim” të spekulohej përpara përfundimit të hetimit.

Kryetari i senatit të Kazakistanit theksoi gjithashtu se shkaku mbetet i panjohur. “Asnjë nga këto vende – as Azerbajxhani, Rusia dhe Kazakistani – nuk janë të interesuar të fshehin informacionin. I gjithë informacioni do të vihet në dispozicion të publikut”, tha Ashimbayev Maulen./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!