Eshte mbyllur pa fitues sfida e pare e javes se katert te Kategorise Superiore. Skenderbeu dhe Tirana u ndane ne barazim 1-1, ne nje ndeshje qe dhuroi gjithçka ne fushen e lojes.
Episodi i pare per t’u veçuar ishte penalltia per bardheblute ne minutat e para, por nderhyrja e sistemit VAR e beri te pavlefshem vendimin e arbitrit ne fushe.
Gjithsesi, sfida do te zhbllokohej shpejt dhe festa do te ishte per Tiranen.
Ne minuten e 18-te, Ngong ndali topin ne rrjete per epersine e miqve.
Skenderbeu provoi te regoje, duke kontrolluar lojen deri ne fundin e pjeses se pare, por te zotet e shtepise nuk arriten te shfrytezojne rastet per shenim.
Pas pushimit, bardheblute u terhoqen ne mbrojtje te rezultatit, por ky mision do te deshtonte ne minuten e 73-te, kur Musa barazoi shifrat e rezultatit.
Korçaret e drejtuar nga Julian Ahmataj provuan te permbysnin shifrat, te ndihmuar edhe nga forcat me te shumta ne fushe, pas kartonit te kuq te Kolej.
Megjithese me 10 lojtare Tirana arriti te rezistoje, ndoshta edhe me pak fat, pasi shtylla i mohoi golin e dyte Bismark ne limitet e kohes se rregullt.
Ne fund vetem barazim, rezultat qe nuk e ndihmon Skenderbeun te largohet nga fundi i renditjes. Ndrekohe, Tirana ngjitet ne kuoten e kater pikeve pas kater javeve te para te sezonit.

