Sondazh

Berisha bëri protestë me flamur gjerman. Por ndaj dhunës së saj reagon ashpër Gjermania:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Skënder Hita, drejtori i ri i Policisë/ Emërohet nga Qeveria pas garës së kandidatëve për këtë post

schedule11:34 - 30 Mars, 2026

schedule 11:34 - 30 Mars, 2026

TIRANË- Kreu i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit është zgjedhur Skënder Hita. Lajmi u konfirmua nga ministri i Brendshëm Besfort Lamallari.

Ai ka mbajtur poste drejtuese të disa drejtori vendore, si në Shkodër, Durrës, Fier dhe Dibër. Në garë për kreun e Policisë së Shtetit kanë marrë pjesë 15 kandidatë.

“Sot në mbledhjen e Këshillit të Ministrave miratuam vendimin për dhënien e gradës Drejtues Madhor dhe emërimin e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, z.Skënder Hita. Ky është një vendim i bazuar në meritë, profesionalizëm dhe integritet.



Skënder Hita ka rezultuar ndër kandidatët më të vlerësuar nga një proces konkurrues, duke dëshmuar përvojë të spikatur, vizion të qartë strategjik dhe angazhim të palëkundur ndaj ligjit dhe qytetarëve.

Policia e Shtetit ka një rol kyç në garantimin e rendit dhe sigurisë publike. Prandaj, drejtimi i saj kërkon jo vetëm aftësi profesionale, por edhe ndershmëri, etikë dhe përgjegjësi të lartë publike.
Jam i bindur se, nën drejtimin e tij, Policia e Shtetit do të vijojë të forcojë performancën, të rrisë besimin e qytetarëve dhe të përmbushë me përkushtim misionin e saj në shërbim të sigurisë dhe shtetit të së drejtës”, shkruan ministri./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!