Skema për të “peshkuar” rivalët/ Gazetari jep detaje: Grupet kriminale infiltronin vajza për të zbuluar kundërshtarët

schedule21:08 - 20 Maj, 2024

schedule 21:08 - 20 Maj, 2024

TIRANË- Megaoperacioni i SPAK ka shkundur “furishëm” folenë e grupeve kriminale, ndërsa në shënjestër janë vënë 50 persona me profil kriminal dhe të përfshirë në aktivitete të paligjshme.

Gazetari i kronikës në ABC News, Ermal Vija, i ftuar në Real Story, u shpreh se grupet kriminale për të lokalizuar kundërshtarët e tyre dërgonin vajza si formë karremi për t’i shoqëruar dhe më pas ata flisnin me të “infiltruariat” e tyre në aplikacionet “Sky dhe “Enchro Chat”.

“Rezulton se grupet kriminale kryesisht ofrojnë te kundërshtarët e tyre edhe vajza, që ua ofrojnë këtyre personave që t’i kenë në tavolinë dhe t’i shoqërojnë për të bërë të mundur lokalizmin e tyre dhe më pas me këto vajza flasim përmes aplikacioneve SKY dhe Encro Chat , për të mos rënë në sy që i kanë çuar në formë karremi”, u shpreh ai./ abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!