Skema e korrupsionit! I dha lekët gjyqtares për ta liruar nga qelia, vëllanë e nxori, por u fut vetë

schedule16:53 - 9 Shtator, 2020

schedule 16:53 - 9 Shtator, 2020

Abcnews.al zbardh detaje të reja nga dosja ku akuzohet për korrupsion gjyqtarja Mimoza Margjeka, e cila ndodhet në arrest shtëpie, ndërsa burri pas hekurave.

Pas arrestimit të Orion Balit në Pogradec me akuzën e dhënies së ndihmës për kalim të paligjshëm të kufirit të emigrantëve nga Lindja dhe Afrika Veriore, vëllai i tij u vendos në lëvizje.

Pasi shkalla e parë e la në burg, Nejton Bali, që është vëllai i të Orionit, së bashku me Klaudjo Zhillën dhe avokatin Skënder Demiraj në bashkëpunimin me njëri tjetrin kontaktuan burrin e gjyqtares Arben Cara, të cilit i dhanë 6 mijë euro në mënyrë që gruaja e tij gjyqtare të ndryshonte vendimin, të cilin e bëri.

Por si për ironi të fatit, vëllanë e nxori ndërsa vetë Nejton Bali tani ndodhet pas hekurave. db/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!