Skarço: Shikoni Goxhajn pasi humbi penalltinë, po sikur të jetë kompromis?!

schedule23:21 - 2 Korrik, 2020

schedule 23:21 - 2 Korrik, 2020

Eno Skarço, gazetar sportiv, është i ftuar në Pressing, në ABC Neës. Skarço, në fjalën e tij, Mënyra si Tirana humbi, është e turpshme! Mënyra si luajtën sot, është e papranueshme për Tiranën. Lojtarët që luajtën janë të aftë të bënin shumë më mirë se aq. Vetëm kjo ndeshje është problemi.

Në momentin që Goxhaj humbi penalltinë, iu kthye portierit Lika: “Po ky mo vlla?!” Që lojtarët e Tiranës kanë lëshuar, duket qartë. Por që Tirana nuk ishte e 19 ndeshjeve të tjera me Egbon, është shumë e qartë! Lojtarët ecnin në fushë. Pse kjo ndeshje ishte ndryshe nga të tjerat?

Ky trajneri që nuk e bëri me Besëlidhjen, e la ta bënte në gjysmëfinale. Kemi lojtarë që ecin, që nuk shkojnë te kundërshtari. Po flasim për Tiranën! Po sikur të jetë kompromis? Ti më hap portën në kampionat, unë ta hap në Kupë”, tha Skarço./abcnews.al