Një person u arrestua nga policia e Durrësit pasi u kap me një sasi prej 500 gramë heroinë. I arrestuari është N.K 35 vjeç banor nga qyteti bregdetar.
Arrestimi i tij u bë nga Policia Kufitare ku pas kontrollit në vijën e dytë të pikës së kontrollit të mjeteve në makinën tip “Renault” të 35-vjeçarit është gjetur e fshehur edhe sasia e heroinës e ndarë në dy pako.
Lënda narkotike u zbulua pas kalimit në skaner të makinës. I arrestuari do te përballet me akuzën për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”./ABC News Albania 24/7