Sondazh

Grushtat në protestë, a shënojnë fundin e saj?

Loading ... Loading ...
 

“S’kanë asnjë plan për COVID-19”, Basha: Rama dhe Manastirliu fshihen pas sakrificës së mjekëve

schedule13:02 - 29 Tetor, 2020

schedule 13:02 - 29 Tetor, 2020

Lideri i Opozitës, Lulzim Basha në një komunikim për mediat deklaroi se kryeministri Edi Rama ka dështuar në menaxhimin e pandemisë.

Gjithashtu ai theksoi se ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu po mundohet të mbulojë sipas saj dështimin e kryeministrit.

“Dua të dënoj maskaradën që po zhvillohet aktualisht në Parlament. Ministrja e Shëndetësisë po mundohet të mbulojë dështimin e  Edi Ramës me situatën e pandemisë. Siç e dimë fare mirë nuk kanë shfaqur të vërtetën.



Situata e pandemisë në Shqipëri mbahet e fshehtë për shkak se Edi Rama ka humbur kontrollin e menaxhimit. Rama dhe Manastirliu fshihen pas sakrificës së mjekëve. Është shumë  e lehtë t’ja japësh përgjegjësinë qytetarit, të fshihesh pas gjobave, kur vetë nuk ke bërë asgjë.

Ai e ka ndarë mendjen që këtu të bëhet kërdia dhe të mos ndalë asnjë çast mbushja e xhepave të veta. Të lërë në mëshirë të fatit edhe pacientët e sëmurë me COVID, të vdesin në trotuare. Prej 5 javësh e kemi paralajmëruar të marrë masat e duhura dhe nuk është marrë asnjë masë”, tha Basha.

Kryedemokrati referuar kronikës së transmetuar më herët në ABC News, ku epidemiologu i Durrësit Zija Alhysa ngriti shqetësimin për mungesën e tamponeve, deklaroi se situata është alarmante.

Basha tha se sistemi shëndetësor nuk mund të angazhohet në këtë betejë ku armiku që ka përballë nuk është thjesht virusi , por kryeministri Edi Rama.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!