Skandali i ngacmimeve seksuale, futbollistja, akuzon ish-kreun e FIFA, Blatter

schedule12:46 - 11 Nëntor, 2017

schedule 12:46 - 11 Nëntor, 2017

Skandali i ngacmimeve seksuale tashmë ka prekur dhe botën e futbollit. futbollistja amerikane 36 vjecare Hope Solo deklaroi se është ngacmuar seksualisht nga ish numri një i FIFA, Sep Blater në vitin 2013.

Tashmë është rradha e botës së futbollit për tu përfshirë në skandalin e ngacmimeve seksuale. Në qendër të akuzave është ish numri një i FIFA, Sep Blatter i akuzuar për agresion seksual nga Hope Solo, ikona e futbollit për femra. Solo, 36 vjec, ka qenë portierja e kombëtares amerikane të futbollit kampione  ebotës në 2015 dhe medalje ari në lojëtar olimpike të 2008-ës dhe 2012-2ë. Në një revistë portugeze ajo tregoi se ishte ngacmuar seksualisht nga Blatter në vitin 2013 në ceremoninë për topin e artë. Sipas saj Blater e ka ngacmuar para se të ngjiteshin në skenë.

Një përfaqësues i futbollistes, e lindur në Uashington dhe vajza e një veterani të Vietnamit me origjinë italiane, konfirmoi intervistën në revistën  portugeze duke shpjeguar se kampionia nuk ka asnjë koment tjetër për të bërë. Nlatter ka reaguar nga ana e tij për të përditshmen britanike Guardian duke i cilësuar akuzat si qesharake

Përralla e Solos në kombëtaren femërore të futbollit amerikan u ndërpre në Lojërat Olimpike të Brazilit një vit më parë ku Shtetet e Bashkuara të Amerikës u eliminuan nga Suedia. Portierja me një rekord prej 1.054 minutash pa pësuar asnjë gol, akuzoi koleget e saj suedeze se ishin shumë frikacake për shkak të taktikës mbrojtëse. Për këtë deklaratë ajo u përjashtua nga kombëtarja, dhe nuk ka pranuar më të jetë pjesë e saj.abcnews.al