Sondazh

Protesta e Berishës, si u soll policia?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Skandali i deputetit të VV/ Canaj: Fjalim i parapërgatitur që iu dha një “analfabeti”, mendësia brenda partisë …

schedule17:30 - 22 Prill, 2026

schedule 17:30 - 22 Prill, 2026

Ish-diplomati Blerim Canaj ka reaguar ashpër pas deklaratës së deputetit të Vetëvendosjes, Fatos Geci, i cili nga foltorja e Kuvendit uroi që Hashim Thaçi të ketë të njëjtin fat si vrasësi i Liridona Ademajt.

Canaj e cilësoi këtë gjuhë si të papranueshme dhe se vërehej qartë që ishte një fjalim i përgatitur nga dikush dhe iu dha një “analfabeti”. Sipas Canajt eshtë mendësi e tillë brenda VV në raport me luftën.

“Mjafton të shohim profilin e personit: babai i tij ka qenë dëshmitar në Hagë. Për mua nuk ka qenë çudi të thuhet nga dikush brenda Lëvizjes VV, ku Kurti, ministër i Drejtësisë, ka bërë një person që ka thënë se ka dëshmi për Hagën, ndërkohë i njëjti person është falënderuar në KE nga ministri serb për ndihmën që i ka dhënë Hagës.



Deputeti me gjasë është as analfabet funksional, sepse s’dinte të lexonte; është doktor i shkencave të ekonomisë, ku doktoratën e ka marrë nga Universiteti i Prishtinës. Kjo flet shumë. Qëllimisht është porositur dikush të përdorë një fjalor të tillë, duke ditur frymën që ka Vetëvendosje; vërehej qartë që ishte një fjalim i përgatitur nga dikush dhe iu dha një “analfabeti”. Është mendësi e tillë brenda VV në raport me luftën.”

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!