“Skandal, vendim idiot pezullimi i kampionatit”, s’përmbahet presidenti i Lyon

schedule15:09 - 24 Maj, 2020

schedule 15:09 - 24 Maj, 2020

Jean-Michel Aulas akoma nuk e ka pranuar vendimin për pezullimin e kampionatit francez të futbollit. Presidenti i Lyon nuk është përmbajtur në një prononcim për L’Equipe, duke akuzuar autoritetet franceze për bllokimin e futbollit.

Skuadra e tij lufton për një vend në çerekfinalet e Champions League. Në gusht do të zhvillohet ndeshja e kthimit e raundit të 1/8 përballë Juventusit (Lyon fitoi 1-0 në shtëpi) dhe mungesa e ndeshjeve do të ndikojë për keq për Lyon dhe PSG.

Pezullimi i Ligue 1 ishte një vendim prej idiotësh të vërtetë. Është paradoksale që një shtet si Spanja, që u prek më shumë se Franca nga koronavirusi, reflektoi dhe gjeti një zgjidhje. UEFA kërkoi të kishim durim dhe na dha një protokoll sanitar, të cilin as nuk e shikuam fare.

Ky është një skandal absolut. Kur shohim që drejtuesit tanë morën pjesë në Asamblenë e Federatave, duke nxjerrë përfundime të ndryshme, themi se ne me të vërtetë u treguam idiotë. Do t’i kemi këmbët e lidhura dhe kokën e ndarë në ndeshjen ndaj Juventusit“, thekson presidenti i Lyon. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!