Situatë kaotike, 8 persona vijojnë të bllokuar, kthehen në shtetin grek qytetarët rezident

schedule12:10 - 9 Prill, 2020

schedule 12:10 - 9 Prill, 2020

Kthehen ne shtetitn Grek të gjithë qytetarët rezident në shtetin fqinj pasi qëndruan të bllokuar për disa ditë në “tokën neutrale”.

Të gjithë qytetarët rezident në shtetin grek janë kthyer në Greqi, ndërsa janë 8 persona që ende qëndrojnë në tokën neutrale, në pritje për të hyrë në Shqipëri.

Gazetarja Ledjona Xheladinaj tha për abcnews.al se ka ende qytetarë shqiptare që vijojnë të qëndrojnë në pikën kufitare. Të gjithë shqiptarët rezidentë në shtetin grek janë kthyer mbrashpt dhe në “tokën neutrale” vijojnë të qëndrojnë vetëm qytetarët që janë rezident në Shqipëri.

Ata nuk kanë pranuar të akomodohen në hotel sepse janë kryesisht nga fshatrat në rrethin Devollit dhe kanë kërkuar të kthehen të famijarët e tyre. U është bërë me dije se nëse do pranojnë të karantinohen në hotel do të lejohen të kalojnë, në të kundërt do vijojnë të qëndrojnë aty të bllokuar.

Ndërkohë në Korçë shihen lëvizje të moshuarve për të realizuar nevojat e tyre kryesore. Gjithashtu pas orarit zyrtar patrulla e Policisë vazhdon monitorime të rrepta në kuadër të masa për parandalimin e COVID-19.

/abcnews.al