Situatë e rëndë në Greqi: Mbi 8 mijë raste të reja dhe 91 viktima nga Covid

schedule16:50 - 23 Nëntor, 2021

schedule 16:50 - 23 Nëntor, 2021

Greqia është duke u përballur me një situatë të rëndë sa i takon pandemisë së Covid-19. Autoritetet shëndetësore kanë njoftuar sot 8.100 raste të reja.

Në 24 orët e fundit kanë humbur jetën 91 pacientë, ndërsa numri total i viktimave që nga fillimi i pandemisë ka shkuar në 17.517. Gjithashtu, në terapi intensive po trajtohen 597 pacientë, nga të cilët 492 janë të pavaksinuar ose pjesërisht të vaksinuar.

Situata më problematike është në Atikë, ku janë konfirmuar 2114 raste të reja, në Selanik 1472 dhe në Thesali 796, nga të cilët 320 në Larisa, 222 në Magnezi, 100 në Kardicë, 115 në Trikala dhe 12 në Sporada. g.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!