Situatë alarmante në Itali, shkon në 132 numri i të prekurve nga koronavirusi

schedule12:32 - 23 February, 2020

schedule12:32 - 23 February, 2020

Numri i të prekurve nga koronavirusi po rritet frikshëm në Itali. Mediat italiane raportojnë në këto momente se numri i të infektuarve ka shkuar në 132 persona, në pesë rajone.

Ndërkohë, 26 prej të prekurve janë nën terapi intensive. 90 prej të infektuarve janë në Lombardi, 25 në Veneto, 2 në Emilia Romagna, 2 në Lazio (çifti i turistëve kinezë në Spallanzani) dhe një në Piemonte. Ndërkaq, ditën e djeshme u shënuan dy viktimat e para të virusit vdekjeprurëa në vendin fqinj.

Italia është në gjendje alarmante, ndërsa në zonat më të prekura janë urdhëruar të mbyllen shkollat dhe instutucionet duke filluar nga dita e nesërme.

Janë mbi 50 mijë persona në karantinë në 11 komuna, të cilat janë izoluar./abcnews.al