Koronavirusi, 1 pacient po lufton me vdekjen tek Infektivi

schedule11:13 - 1 Qershor, 2020

schedule 11:13 - 1 Qershor, 2020

Ditën e sotme në vendin tona janë konfirmuar edhe 6 raste të tjera me koronavirus, ndërsa numri total i të infektuarve është rritur në 1143. Të identifikuarit pozitivë për Covid19 në 24 orët e fundit janë kontakte dhe raste të reja për të cilat po kryhet hetimi epidemiologjik.

Sa i përket situatës në spitale, sipas MSH, aktualisht po trajtohen 28 të prekur në spitalin Infektiv, nga të cilët 3 janë në terapi intensive, njëri prej tyre është i intubuar.

Lexo edhe: Njëri staf i spitalit, 6 raste të reja me koronavirus gjatë 24 orëve të fundit

Po ashtu, deri më tani në vendin tonë rezultojnë ende të sëmurë me koronavirusin 233 persona, kryesisht ne Tiranë, Durrës dhe Krujë. Nga ana tjetër njoftohet po ashtu se brenda ditës janë shëruar 5 qytetarë, duke e çuar në 877 numrin e të shëruarve në total.

Rastet e reja janë konfirmuar: 4 në Tiranë, nga të cilët një personel shëndetësor, një rast në Durrës dhe një rast në Mat.

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive është si vijon:
Tiranë 147
Durrës 28
Krujë 17
Shkodër 10
Kamëz 10
Mat 9
Lushnje 6
Berat 2
Fier 2
Korçë 1
Librazhd 1  /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!