Situata pandemike, Komiteti Teknik i Ekspertëve rishikon masat

schedule07:30 - 1 Mars, 2021

schedule 07:30 - 1 Mars, 2021

Komiteti Teknik i Ekspertëve këtë të hënë ka njoftuar se do të bëjë publike masat e reja anti Covid që ka ndërmarrë për shkak të situatës së krijuar nga pandemia.

Kjo është mbledhja e dytë në pak ditë që është njoftuar nga anëtarët e komitetit të cilët në daljen e tyre të fundit nuk ndryshuan asnjë nga masat e vendosura së fundmi.

Deri më tani kujtojnë se ndalohet lëvizja nga ora 20:00 deri në orën 06:00 të mëngjesit, gjithashtu kujtojmë se në gjimnazet e 7 bashkive që janë cilësuar si vatra të nxehta infeksioni mësimi vijon online.

Ndërkohë vijojnë të jenë në fuqi masat kufizuese:

-Ndalimi i qarkullimit të lëvizjes për qytetarët nga ora 20:00 e mbrëmjes – 6:00 të mëngjesit, me përjashtim të emergjencave shëndetësore dhe për arsye pune (në këtë rast është e domosdoshme leja nëpërmjet aplikimit tek e-Albania.

-Nisur nga rritja e rasteve të infektimeve të reja në grupmoshën 15-24 vjeç, shkollat e mesme në qytetet që janë vatra infeksioni  vijojnë me skenarin e tretë, pra atë online ne zonat e riskut të lartë. Mësimi vijon të jetë online në universitete.

-Fluturimet me Britaninë e madhe janë të pezulluara.

Ndërkohë në 24 orët e fundit në vendin tonë janë konfirmuar të infektuar me Covid 952 raste të reja dhe kanë humbur jetën 21 persona.e.su./abcnews.al