“Situata nga pandemia eshte e rende”, këngetari shqiptar Vani Gjuzi: Po kerkoj pune jashte muzike

schedule10:46 - 8 Tetor, 2020

schedule 10:46 - 8 Tetor, 2020

Vani Gjuzi është një nga këngëtarët më të spikatur të tabanit popullor. I ftuar në ‘ABC e Mëngjesit’, ai ka treguar si lindi talenti për muzikën tiranase dhe sa ka ndikuar familja në këtë zgjedhje.

“Po bëhen 4 vite që jam fokusuar te muzika popullore. Babai si gjithmonë ka këmbëngulur, kur këndoja muzika të tjera, ai ka pasur një shkop dhe vinte më thoshte: ‘Tabani’.

Pjesa më e mashe e shoqërisë mi duan. Po më thonë ndonjëherë që fut cik modernen. Ndikojnë pak edhe kompozitorët që thonë të fusim pak ritme moderne, po nuk bëhet kështu.

Mua më ka mbështetur mjeshtri Ilir Balla, i cili e ka vlerësuar atë që kërkoj. Babai dikur më thoshte që ta këndosh këngën tironse duhet ta dish historinë. Një këngë e Shqipërisë së Mesme zgjat mbi 5 minuta.

Kaloj edhe te balada po duhet një mjeshtër si Pirro Çako për shembull, atij ja besoj. Po arrite ta ekzekutosh Shqipërinë e Mesme, këto të tjerat arrin t’i bësh”, tha Vani.

Ai gjithashtu foli edhe për periudhën e pandemisë, ku theksoi se si të gjithë kolegët ka hasur vështirësi financiare. Madje, Vani u shpreh se ka pasur momente që ka menduar edhe për të ndërruar profesion.

“Vetëm në mars kisha 5 evente, mos të prekim sezonin qershor, korrik, gusht se na kap kriza.  Kam filluar edhe unë të mbledh ata miqtë që kanë njohje të më gjejnë ndonjë punë. Kjo është e forta që ne nuk dimë të punojmë një herë se gjithë këto vite jemi marrë me muzikë. Është rëndë situata, ne me këtë mbahemi. Kemi edhe familjen”, shtoi këngëtari. l.k/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!