Qarku Kukës
Të gjitha akset rrugore nacionale janë të qarkullueshme në përgjithësi pa zinxhirë. Gjatë natës së kaluar dhe sot në mëngjes ka pasur ngrica që kanë krijuar vështirësi në qarkullimin e mjeteve. Trashësia e dëborës në Tunel-Kalimash 35 cm, Qafë Shllak 50 cm, Qafë Tobli 25 cm, Qafë Luzhë 25 cm, Valbonë 50 cm dhe Qafë Morinë 10 cm.
Rruga e Kombit është e kalueshme pa zinxhirë. Po punojnë 10 borëpastruese për të mbajtur të hapur këtë aks rrugor. Aksi rrugor rural Kukës-Bushtricë është i kalueshëm pa zinxhirë. Po punojnë 2 borëpastruese për të mbajtur të hapur këtë aks rrugor.
Aksi rrugor rural Kukës-Ura e Zapodit është i kalueshëm pa zinxhirë. Po punojnë 1 borëpastruese dhe 1 fadromë.
Akset rrugore nacionale të bashkisë Tropojë qarkullohen pa zinxhirë.
Akset rrugore nacionale të bashkisë Has qarkullohen pa zinxhirë. Aksi rrugor nacional Kolsh-Qafë Shllak, në segmentin Malzi-Shllak qarkullimi i mjeteve kryhet me zinxhirë. Aksi rrugor rural për në Njësinë Administrative Arrën është ende i bllokuar nga dëbora.
Aksit rrugor nacional Kolsh-Qafë Shllak në km 2 ka rrëshqitje te skarpatës duke bërë bllokimin momental te këtij aksi. Aksi rrugore Bajram Curri-Valbonë rajoni i Dragobisë e Qërimit si pasojë e rënies masive te dherave e gurëve me përmasa te mëdha aktualisht është i bllokuar. Nga firma kontraktore po punohet. Akset rrugore nacionale të Bashkisë Has qarkullohen normalisht pa zinxhirë. Është e bllokuar Njësia Administrative Arrën dhe fshatra të thella të bashkive Kukës, Tropojë dhe Has.
Pa energji elektrike në Bashkinë Tropojë: Njësitë Administrative Bujan e Tropojë e Vjeter, një pjese e fshatrave të Njësive Administrave Fierze dhe Lekbibaj .
Në Bashkinë Kukës janë pa energji Njësitë Administrative Topojan, Shishtavec, Ujmisht dhe Bushtrice. Nga institucioni i Prefektit gjatë gjithë kohës me grupet e punës po monitorohet gjatë gjithë kohës situata.
Qarku Dibër
Situata mbi kushtet e motit, paraqitet me reshje te dobëta dhe me intensitet në të gjithë qarkun Dibër, gjendja ne infrastrukturë është si vijon:
Akset e rrugëve nacionale janë të kalueshme pa probleme, përveç segmentit Ura e Çerenecit-Steblevë, kalohet ne një segment me zinxhirë. Rrugët në qendrat administrative në të gjithë qarkun janë të hapura, po punohet nga bashkitë për hapjen e rrugëve nga dëbora (ndihmuar edhe nga reshjet e shiut), për të mundësuar lidhjet e fshatrave me qendrat administrative.
Në njësinë administrative Arras, bashkia Dibër, është rrezikuar të shembet një banesë nga rrëshqitja e tokës për shkak te reshjeve të mëdha të shiut. Janë marrë masa nga bashkia duke larguar familjet për të mos rrezikuar jetën e tyre.
Edhe në njësinë administrative Muhurr, bashkia Dibër, për shkak të reshjeve, është dëmtuar çatia e shkollës 9-vjeçare Hurdh Muhurr ku është pezulluar mësimi. Nga bashkia po punohet për të riparuar çatinë e objektit për të mundësuar zhvillimin e mësimit normalisht. Në njësinë administrative Komsi, fshati Komsi, bashkia Mat, një banesë është përmbytur pjesërisht nga uji për shkak të reshjeve të madha të dëborës.
Qarku Lezhë
Në Bashkinë Mirditë, në të gjithë territorin e bashkisë ka reshje shiu me intensitet të dobët, deri në mesatar. Rritja e temperaturave dhe reshjet e shiut kanë përmirësuar situatës në shkrirjen e dëborës në masën mbi 50%. Ka filluar qarkullimi normal i transportit në rrugët rurale që lidhin njësitë administrative me fshatrat.
Probleme për momentin kemi të bllokuara:
Akset rrugorë Klos-Xhuxhë, Klos-Konaj, Klos-Sang në njësin administrative Fan;
Akset rrugorë Reps-Nënshejt, Reps-Lajthizë në njësin administrative Orosh.
Me mjetet që disponon bashkia ka filluar ndërhyrja në të gjitha rrugët e territorit të bashkisë për lidhjen e njësive administrative me fshatrat.
Dëmtime në infrastukturë, Drejtoria e Policisë Vendore Lezhë, informon se është shembur ura që bashkon fshatin Mabe të bashkisë Lezhë me fshatin Barbullush të bashkisë Vau Dejes. Ura ndodhet rreth 100m në largësi të fshatit Barbullush.
Prefekti inspektoi urën e dëmtuar dhe u morën masat duke angazhuar dy patrulla të drejtorive të policisë Lezhë e Shkodër, duke siguruar dhe bllokuar të dy anët e urës se shembur, për të evituar ndonjë ngjarje me pasoja në jetë njërëzore.
Qarku Korçë. Në të gjithë qarkun e Korçës gjatë gjithë natës kanë vazhduar reshje të dobëta shiu, janë marrë masat nga strukturat për të patur nën vëzhgim dhe monitorim gjendjen e prurjeve të ujit në lumin Devoll dhe atë të Dunavecit, si dhe gjendjen e rezervuarëve në territoret përkatëse të tyre.
Aktualisht gjendja e lumit Devoll është në kuotat maksimale, niveli i ujit është në rënie. Lumi i Dunavecit nga prurjet e djeshme ka patur rënje niveli deri në 30 cm. Kolektori i Sovjanit është në kuotat maksimale është nën monitorim nga specialistët e Drejtorisë së Ujitjes dhe Kullimit dhe ata të bashkisë Maliq.
Me rezervuarët nuk ka probleme janë nën monitorim dhe kontroll të vazhdueshëm nga agjencitë e Ujitjes dhe Kullimit të Bashkive. Në të gjitha akset rrugorë nacionale qarkullimi vijon normalisht. Po vazhdon puna për hapjen e rrugëve rurale nga Qendër Njësisë Administrative Velçan në disa fshatra të saj, si dhe për hapjen e rrugës rurale Shtyllë-Panarit.
IV. SITUATA PËR SHKAK TË ZJARREVE
Qarku Shkodër. Më datë 03.03.2018, ora 02:10, në fshatin Grudë e Re, Njësia Administrative Rrethina të bashkisë Shkodër, ka rënë zjarr në banesën e shtetasit Paulin Fusha. Shërbimi vendor i MZSH Shkodër ka dërguar në vendngjarje 1 automjet zjarrfikës dhe personel shoqërues të cilët kanë kryer operacionin për shuarjen e zjarrit. Si pasojë e zjarrit u dogj pjesërisht shtëpia dhe disa sende dhe orendi elektroshtëpiake.
Nga qarqet e tjera të vendit nuk raportohet për raste zjarresh.
V. PARASHIKIMI I MOTIT
Parashikimi i motit për sot, 3 Mars 2018
Gjatë ditës së sotme mbi vendin tonë do të mbizotërojë mot i vranët. Reshje shiu të herëpashershme, lokalist shtrëngata dhe stuhi në pjesën e dytë të ditës. Në Alpe dhe malësitë e verilindjes reshje të pakta dëbore.
Era do të fryjë e fortë, në bregdet deri 45 km/orë, nga juglindja.
Temperaturat ekstreme, pritet të luhaten:
Në vendet malore: temperaturat minimale do të zbresin deri në -1°C, ndërsa ato maksimale do të ngjiten deri në 12°C.
Në vendet e ulëta: temperaturat minimale do të zbresin deri në 6°C, ndërsa ato maksimale do të ngjiten deri në 20°C.
Në bregdet: temperaturat minimale do të zbresin deri në 9°C, ndërsa ato maksimale do të ngjiten deri në 21°C.
Parashikimi i motit për nesër, 4 Mars 2018.
Gjatë ditës së nesërme mbi vendin tonë do të mbizotërojë mot i vranësira mesatare dhe të dendura. Reshje të herë pas hershme me intensitet të ulët lokalisht në formën e shtrëngatave dhe stuhi në orët e para të ditës. Reshje të dobta dëbore në Alpe dhe malësitë e verilindjes.
Era do të fryjë e fortë, në bregdet deri 50 km/orë, nga jugperëndimi.
Temperaturat ekstreme, pritet të luhaten:
Në vendet malore: temperaturat minimale do të zbresin deri në 0°C, ndërsa ato maksimale do të ngjiten deri në 10°C.
Në vendet e ulëta: temperaturat minimale do të zbresin deri në 5°C, ndërsa ato maksimale do të ngjiten deri në 18°C.
Në bregdet: temperaturat minimale do të zbresin deri në 8°C, ndërsa ato maksimale do të ngjiten deri në 17°C.
Parashikimi i përafërt i motit për periudhën 5 deri 8 Mars 2018.
Situata sinoptike e parashikuar për datën 6 Mars në mesditë tregon se rajoni i Ballkanit do të ndodhet nën ndikimin e një fushe me presion atmosferik të ulët.
Rrjedhimisht, pritet që mbi vendin tonë do të mbizotërojë mot i vranët. Reshje shiu të herë pas hershme me intensitet të dobët dhe mesatar në formën e shtrëngatave. Në veriperëndim reshjet hera-herës me intensitet deri edhe të lartë në formën e stuhive. Reshje dëbore të dobta në Alpe dhe verilindje.
Temperaturat maksimale, do të luhaten: Në vendet malore nga 1 deri 3 gradë, ndërsa në zonën e ulët dhe në bregdet nga 9 deri 12 gradë.
Temperaturat minimale, do të luhaten: Në vendet malore nga -5 deri -1 gradë, ndërsa në zonën e ulët dhe në bregdet nga 3 deri 6 gradë.
Era do të fryjë e lehtë, në bregdet deri mesatare, nga juglindja. /abcnews.al