Situata nga koronavirusi, psikologia: Rama të ndryshojë gjuhën

23:40 | 12/03/202023:400

Psikologia Jorida Rustemi ishte e ftuar në “Mbremje në Abc” me Mirela Milorin. Mes të tjerash Rustemi u ndal edhe tek komunikimi i shpeshtë i kryeministrit Rama me publikun, në një kohë kur situata është kritike për shkak të koronavirusit.

Ajo thekson se Rama duhet të ndryshojë gjuhën e tij të komunikimit. Sipas psikologes qytetarët nuk kanë nevojë që të shohin dikë të alarmuar.

Është normale që në situata  të jashtëzakonshem reagimet të jenë po prap të skajshme. Është një gjë mëse humane dhe njerëzore, që të kalohet në panik në formën e një agravimi dhe shqetësimi shumë të madh, që në fakt është i nxitur nga çfarë shohin dhe lexojnë nga mesazhet mikse. Ne patëm mundësinënë që të dëgjonin pak kryeministrin në këtë dalje të vetën, nuk është se më rastis shpesh të jem më shumë dakord seç jam më pak dakord me thëniet e tij. Por në këtë rast do të doja që pikë së pari do t’i sugjeroja që të zbusë pak tonet sepse njerëzit kanë nevojë që tani të shohin dikë që nuk është i alarmuar. Relativisht kontroll mbi situatën dhe do të ndërmarrë veprimet e duhura ato që kanë rezultuar në vendet e tjera efektive.

Nga ana tjetër kishte edhe disa lapsuse të vogla shkencore në atë që po thoshte. Janë disa mite që ekzistojnë mbi koronavirusin. Është e nevojshme që të përditësohemi në mënyrën e duhur, jo gjithmonë mund të na vijnë për mbarë ato informacione por ti dëgjojmë ashtu si janë. Me ngrohjen e motit do të përmirësohet situata nuk është një gjë që qendron sepse, ndërkohë q ëtrupi i njeriut mban temperaturën 36-37, virusi qendron atje dhe jo në mjedisin e jashtëm”, deklaroi Rustemi. /abcnews.al

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono