Situata në Lindjen e Mesme, Dendias: Deklaratat e njëanshme të Turqisë nuk ndihmojnë askënd

schedule18:09 - 18 Maj, 2021

schedule 18:09 - 18 Maj, 2021

Ministri i Jashtëm Grek Nikos Dendias mori pjesë në telekonferencën e jashtëzakonshme të ministrave të Jashtëm të vendeve të BE të thirrur nga Josep Borel në lidhje me zhvillimet e fundit në Lindjen e Mesme.

Dendias ka deklaruar se duhet një armëpushim i menjëhershëm, duke dënuar hedhjen raketave. Ai tha se ky është një veprim i dënueshëm ndërsa shtoi se Izraeli si çdo vend tjetër ka të drejtën të vetëmbrohet. Dendias theksoi se duhet të merret një iniciativë për Lindjen e Mesme.

Lidhur me rolin e Turqisë në këtë çështje, Dendias u shpreh se deklaratat e njëanshme në një situatë të ndjeshme nuk ndihmojnë askënd.

Dendias është ministri i parë i Jashtëm i një vendi anëtar të Bashkimit Evropian që viziton Izraelin dhe territoret Palestineze që nga fillimi i krizës. Të enjten ai do të shkojë në Kajro, ku do të takohet me homologun e tij egjiptian Sameh Sukri./mv.abcnews.al