Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Zjarri, Llogaraja e sigurt/ Flakët vihen nën kontroll, pritet ndërhyrja e helikopterit

schedule11:31 - 23 Korrik, 2025

schedule 11:31 - 23 Korrik, 2025

Situata e krijuar nga flakët   në grykën e Paliskës që  lidhet me zonën e mbrojtur të Llogarasë, është drejt përmirësimit.

Agjencisë Kombëtare e Mbrojtjes Civile  thotë se  përpjekjet  janë përqendruar në shuarjen e plotë të zjarrit   në disa prej  trungjeve të pemëve  ende të ndezur brenda vatrave të vëna nën kontroll.

Për izolimin e plotë  të tyre   do të ndërhyhet nga ajri me helikopterët “Cougar” të Forcave të Armatosura

Kjo është vetëm një prej 11 vatrave të zjarrit që sipas ministrisë së Mbrojtjes  vijojnë të jenë aktive në vend.

Në liqenin e luleve në Parkun Kombetar të Lurës tre vatrat e zjarrit po zhvillohen me intesitet të ulët.

Në fshatin Ulëz të Matit  situata sipas Ministrisë së Mbrojtjes është shumë e vështirë pasi    flakët po përhapen në drejtim të pyjeve. Për shkak të terrenit  dhe përmasave të zjarrit  forcat operacionale nuk kanë mundur ta vënë nën kontroll.

Në fshatin Zall Gjoçaj në Mat  ka vijuar puna për shuarjen e zjarrit të rënë në vendin e quajtur “Përroi i Zi”, një sipërfaqe pyjore me pisha dhe ah.

Puna për shuarjen e flakëve  po vijon dhe në  afërsi të  tunelit të Shkopetit  ndërkohë që është shmangur përhapja e tyre  drejt banesave.

Në  fshatin Vërnik po punohet gjithashtu për izolimin e vatrës.  Ndërsa në fshatin Dishnicë flakët  po përhapen në drejtim të verilindjes.

Zjarr ka rënë dhe në një vendgrumbullim mbetjesh në fshatin Pustec.

Në malin Sukë të Kukësit  zjarri i rënë në një sipërfaqe me shkurre ka marrë përmasa dhe sipas Ministrise se Mbrojtes rrezikon banesat e fshatit Mamëz. Forcat operacionale dhe 100 forca ushtarake po punojnë për izolimin e tij.

Strukturat e mbrojtjes civile vijojnë sipas ministrisë janë të angazhuara për shuarjen e flakeve në të gjithë vendin pasi dhe rreziku për  zjarre sipas institutit te gjeoshkencave  paraqitet I lartë në të gjitha qarqet.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!