Situata e vështirë prej Coronavirusit, Lionel Messi ka një mesazh

schedule15:54 - 14 Mars, 2020

schedule 15:54 - 14 Mars, 2020

Lionel Messi ka një mesazh për të gjithë pas situatës së krijuar nga Coronavirusi. Së fundmi edhe në Spanjë numri i të prekurve është i lartë, duke qenë direkt pas Italisë në Europë. Argjentinas i i Barcelonës, përmes një postimi në rrjetet sociale u bën thirrje të gjithë që të qëndrojnë në shtëpi gjatë kësaj periudhe.

“Janë ditë të ndërlikuara për të gjithë. jetojmë me shqetësimin e asaj që po ndodh dhe duam të ndihmojmë. Ta vendosim veten në vendin e atyre që po e përjetojnë më keq, që i ka prekur drejtpërdrejt ose familjen apo miqtë e tyre, ose sepse janë duke punuar në vijë të parë për ta luftuar virusin e ri në spitali dhe qendra shëndetësore.

Dua t’u jap më shumë forcë të gjithë atyre. Shëndeti gjithmonë duhet të vijë i pari. Është një moment i jashtëzakonshëm dhe ju duhet të ndiqni udhëzimet e organizatave shëndetësore dhe të autoriteteve publike. vetëm në këtë mënyrë mund ta luftojmë virusin e ri në mënyrë efektive.

Është koha të jeni të përgjegjshëm dhe të qëndroni në shtëpi. Është gjithashtu perfekte të shijoni kohën që keni për të kaluar me njerëzit tuaj dhe këtë nuk mund ta kesh gjithmonë. Një përqafim dhe shpresojmë që ta ndryshojmë këtë situatë sa më shpejt të jetë e mundur. Qëndroni në shtëpi”, shkruan sulmuesi katalanas. /abcnews.al