Situata e rrugëve nga moti

schedule09:31 - 16 Janar, 2019

schedule 09:31 - 16 Janar, 2019

Në një njoftim për mediat, Autoriteti Rrugor Shqiptar jep një panoramë të situatës së akseve rrugore në vend për këtë të mërkurë.

Rajoni Verior: Gjatë natës nuk ka pasur reshje. Në të gjitha akset ku ka prezencë ngricash, është bërë shpërndarja e kripës nga ana e kontraktorëve. Segmentet që janë të kalueshme me zinxhir, ose pjesërisht me zinxhir janë: Domaj-Draj Reç, Ura e Cerenecit-Stebleve, Kuben-Vasije, Peshkopi-Qafë-Drajë, Peshkopi-Ushtelencë, Qafë Bualli-Krastë, Trebisht-Doganë.

Në akset e tjera qarkullimi është normal.

Rajoni Qendror: Gjatë natës nuk ka pasur reshje. Është punuar nga kontraktorët që në orët e para të mëngjesit për shpërndarjen e kripës në segmentet ku ka prezencë ngricash. Ka përmirësim të situatës në akset e Dajtit.

Qarkullimi në akset e këtij Rajoni: Në aksin nga Trau i Dajtit-Teleferik-Vilat Qeveritare rekomandohet përdorimi i zinxhirëve në disa segmente. Qafë Priskë-Shëngjergj rekomandohet pjesërisht përdorimi i zinxhirëve për shkak të prezencës së ngricave. Qafë Priskë-Qafë Mollë rekomandohet përdorimi i zinxhirëve. Qafë Mollë-Shëngjergj rekomandohet përdorimi i zinxhirëve për shkak të ngricave. Aksi Krujë-Sarisalltik rekomandohet pjesërisht me zinxhir. Lunik-Steblevë rekomandohet me zinxhir.

Në akset e tjera qarkullimi është normal.

Rajoni Jugor: Gjatë natës nuk ka pasur reshje. Temperaturat kanë qenë të ulëta, sidomos në Qarkun e Korçës. Që në orët e para të mëngjesit, është bërë shpërndarja e kripës nga ana e kontraktorit për parandalimin e ngricave në rrugë. Qarkullimi në akset e këtij Rajoni: Në Qarkun Korçë qarkullimi kryhet normalisht, pa zinxhir. Në Qarkun Gjirokastër qarkullimi normal pa probleme. Në Qarkun Vlorë qarkullimi i mjeteve bëhet normalisht pa zinxhir.

Të gjithë kontraktorët janë në gadishmëri dhe kanë bërë që në orët e para të mëngjesit shpërndarjen e kripës në akse, për shkak të prezencës së ngricave në rrugë.

Për shkak të temperaturave të ulëta, rekomandohen përdoruesit e rrugës të bëjnë kujdes, të lëvizin me shpejtësi të reduktuar, të vendosin zinxhir në akset ku kemi lajmëruar, të respektojnë sinjalistikën dhe udhëzimet e Policisë Rrugore./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!