Një prej eksponentët më të lakuar të botës së krimit, Ervin Mata u arrestua në Brazil pas disa vitesh arratie. Avokati Arbër Hoxha zbuloi procedurat e sistemit të drejtësisë në Brazil lidhur me dosjen e tij, ku tha se Mata do vendosi nëse do të ekstradohet ose jo në vendin tonë.
Hoxha shtoi më tej se korrupsioni në sistemin gjyqësor në Brazil është i frikshëm dhe se procesi ndaj Matës do të marri kohë.
“Të dyja veprat penale, për grup të strukturuar kriminal dhe trafik ndërkombëtar të lëndëve narkotike, janë të parashikuara në dy konventa që e detyrojnë ekstradimin nga Brazili në Shqipëri. Nëse Mata do të pranojë procedurën e ekstradimit të thjeshtuar, kur të dalë përpara trupës gjykuese për 48 orë, nëse pranon ekstradimin, brenda 10 ditëve vjen në Shqipëri; nëse nuk e pranon, bëhet më komplekse për shtetin tonë sepse duhet t’i kalojë të treja shkallët e gjykimit, apelin dhe gjykatën federale në Brazil dhe më pas është Presidenti i Republikës që të vendosë ekstradimin ose jo.
Do të marrë një kohë më të gjatë për aq kohë sa Brazili e ka vendosur në pikëpyetje; Brazili ka praktika për marrjen e këtyre provave dhe procesit. Gjykata e Brazilit nuk do t’i hyjë çështjes së fajësisë së Matës, por në bazë të provave ka dyshime për ekstradim. Brazili është në situatën tonë përpara reformës së drejtësisë, korrupsioni është i frikshëm, avokatët që janë të lidhur me sistemin gjyqësor dhe mund të rrëzojnë edhe ekstradimin e Matës.”, tha Mata. / abcnews.al /


