Sirigu do të jetë portieri i Napolit, të martën priten vizitat mjekësore

schedule21:54 - 8 Gusht, 2022

schedule 21:54 - 8 Gusht, 2022

Në sezonin e ardhshëm, Salvatore Sirigu do të luajë për Napolin.

Teksa pret të zgjidhë problemet për portierin titular, i cili mund të jetë Kepa ose Navas, De Laurentiis ka gjetur portierin rezervë i cili ka shumë përvojë. Është arritur marrëveshja për një kontratë 1 vjeçare me opsion rinovimi edhe për një vit.

Ish-portieri i Genoas do të kryejë vizitat mjekësore të martën dhe do të marrë rreth 700 mijë euro pagë./ h.ll/abcnews.al