Raketa siriane shkakton alarm në Izrael

schedule11:05 - 22 Prill, 2021

schedule 11:05 - 22 Prill, 2021

Siria ka lëshuar një raketë në Izraelin jugor, e cila ka shpërthyer vetëm 30 km larg një vendi sekret bërthamor.

Nga shpërthimi nuk ka mbetur asnjë i lënduar dhe nuk ka pasur dëmtime. Ushtria izraelite tha se raketa ishte një nga disa që ishin qëlluar më parë drejt një avioni izraelit. Vendi iu përgjigj po me raketa.

Ushtria siriane tha se raketat izraelite kishin në shënjestër vendet përreth Damaskut. Shumica e raketave u përgjuan dhe u rrëzuan, por katër ushtarë sirianë u plagosën dhe u shkaktuan disa dëme materiale.

Tensionet mbeten të larta midis armiqve të mëdhenj, me Iranin që fajëson Izraelin për një sulm sabotazhi në fabrikën e tij të uraniumit Natanz. Nga ana tjetër, Izraeli nuk e ka mohuar akuzën dhe thuhet se po prodhon armë bërthamore./e.b-abcnews.al