Sinjalistika e gabuar dhe tabelat e modifikuara, problemet e drejtuesve të automjeteve në Tiranë

schedule17:11 - 28 Shtator, 2020

schedule 17:11 - 28 Shtator, 2020

Drejtuesve të automjeteve iu duhet të vendosin vetë se cili prej tyre ka të drejtë të kalojë i pari. Kjo shkakton kaos në qarkullim dhe bëhet  shkak për aksidente.

Në kryqëzimin e rrugës dytësore nga Tirana në Durrës me atë që vjen nga Yzberishti, sinjalistika rrugorë nuk mungon, por sipas specialistit Islam Qibini ajo është vendosur gabim.

“Të dy drejtuesit e mjeteve, kanë tabelë Stop dhe kjo krijon problematikë për ta, bëhet burim aksidentesh. Këtu duhej që drejtuesit që vijnë nga Yzberishtit duhet të kishin tabelë vertikale Stop, kurse ata që vinë nga Tiranë për në Durrës, duhet të kenë kujdes…”

Përveç sinjalistikës së gabuar maskimi i tabelave orientuese është një tjetër problem me të cilin duhet të përballen drejtuesit e automjeteve në Tiranë.

Dyqan akullore apo  fund i rrugës kryesore? Piceri apo ndalohet qëndrimi i automjetit?

Dilema të tilla duhet të zgjidhin drejtuesit e automjetëve në zonën e ish bllokut në kryeqytet ndonëse specialistët e sigurisë rrugore shprehen se modifikimi i sinjalistikës është i ndaluar.

“Sinjalistika rrugore është pjesë e rëndësishme…nuk duhet ndërhyrë, ato janë standarte ndërkombëtare për përdoruesit e mjeteve vendas dhe të huaj. Ndërhyrja sjell problematikë edhe për drejtimin e mjeteve.”

Këto janë vetëm disa nga problemet që vihen re ndërsa lëviz me makinë në Tiranë. Ndërhyrjet në rrugë sipas specialistëve bëhen pa konsultën e tyre duke u bërë shkak për aksidente e trafik të rënduar. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!