Kryeministri Edi Rama, në një konferencë online me fokus situatën e pandemisë Covid, deklaroi se për të shmangur masat e forta shtrënguese atëherë duhet të zbatohen masat aktuale.
Ndërsa i ka konsideruar veprime të papërgjegjshme dhe të pajustifikueshme grumbullimet me më shumë se 10 persona siç edhe vendosi Komiteti i Ekspertëve Teknik, Rama tha se nëse nuk do të ketë reagim nga autoritetet atëherë sipas tij numri i infektimeve rrezikon të rritet duke shkaktuar kaos edhe për spitalet.
Gjithashtu Rama theksoi se së shpejti do të ketë rritje gjobash.
“Masat që janë dhe ato funksionojnë, por duhet të zbatohen siç duhet që të funksionojnë siç duhet. Qasja e autoriteteve ka qenë një qasje më shumë sensibilizuese dhe mirëkuptuese se sa represive, por mesa duket konstatohet prej autoriteteve të shëndetësisë dhe vihet re se në javët e fundit kemi një rënie të angazhimit të qytetareve që nga vendosja e maskave.
Theksoj për politikanët dhe e bëj të qartë se nuk kam vetëm ata që i përkasin partive të tjera, por edhe ata që janë pjesë e partisë që drejtoj që shkelin rregullat duke u mbledhur me shumë persona sa janë përcaktuar nga Komiteti Teknik. Kjo është e papërgjegjshëm dhe e pajustifikueshme sepse të gjitha bashkë bëjnë atë që nuk duket si një front i bashkuar në luftën kundër Covid.
Ne jemi të shqetësuar sepse nëse nuk reagojmë me përgjegjshmëri tani dhe nëse nuk bën detyrën tani situata rrezikon të përkeqësohet, numri i infektimeve rrezikon të rritet dhe patjetër barra e sistemit shëndetësor rrezikon të rëndohet në kushte kur kjo është e shmangshme.
Jemi të qartë që masat propozohen nga Komiteti Teknik. Ne kemi detyrimin të bëjmë më shumë se sa të tjerët që zbatimi i masave të jetë sa më korrekt. Pfizer do të fillojë lëvrimin e sasive të tjera duke nisur nga mesi i shkurtit, vaksinat do të shtohen, por koha kur vaksinat dhe masa e numrit të vaksinuarve të këpusë zinxhirin është ende larg”.
/abcnews.al/