Tomori ka bërë disa ndryshime në janar, teksa ka pasur disa largime dhe afrime. Trajneri Bledar Sinella ka marrë disa “dhurata” nga Superiorja dhe do tentojë në vazhdim të rivalizojë me Egnatian, Besën e Lushnjën.
Nga Vllaznia Tomori ka marrë në huazim mbrojtësin Enes Isufi. Në Shkodër nuk pati hapësira, ndërsa vjet i riu ishte pjesë e Luftëtarit si titullar. Në të shkuarën shkodrani ka qenë edhe pjesë e Skënderbeut.
Një tjetër lojtar për mbrojtjen i marrë nga elita dhe ai është Endrit Marku. Lojtari luan në qendër dhe në krah. I formuar si lojtar te Shkëndija e Tiranës, i riu ishte vjet pjesë e Laçit dhe në verë u aktivizua edhe në kupat e Europës.
Tomori ka rikthyer në skuadër edhe sulmuesin Aldrit Oshafi, beratasin që trajneri Sinella e njeh mirë dhe e ka aktivizuar që në moshë të vogël në skuadrën e qytetit të tij. Oshafi u mor në huazim nga Teuta. / abcnews.al