Sindikata paralajmëron protestë më 21 prill: Punonjësit e Policisë së Burgjeve, nuk janë “roje bostani”

schedule11:51 - 10 Prill, 2021

schedule 11:51 - 10 Prill, 2021

Sindikata e Shërbimeve Policore të Shqipërisë ka denoncuar shkeljet dhe abuzimet që janë bërë sipas tyre me të drejtat social-ekonomike të Policisë Penitenciare shqiptare.

Nëpërmjet një deklarate, nga ana e sindikatës janë listuar të gjitha shkeljet që sipas tyre iu janë bërë punonjësve në Policinë e Burgjeve.

Drejtuar kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama, theksojnë se mbi 3000 gardianë të besuar në Reformën e Drejtësisë lihen të pambrojtur para krimit.

 

“I vetmi shtet eksperimental në botë, ku disa mendjeshkurtër , u heqin armët personale vetëmbrojtëse  90% të stafit policor penitenciar !-Ky është “grusht shteti” z. Kryeministër, pasi mbi 3000 Gardianë të besuar në Reformën e Drejtësisë, lihen të pambrojtur para krimit. Anuloni urdhrin e çarmatosjes, se nuk vijnë as turq e as bangladeshas të ruajnë burgjet!

2-Të vetmit punonjës shteti, që u mohohet paga sipas nenit 87 të Kodit Punës për punën në fundjave. Edhe ky është “grusht shteti” ndaj të drejtave themelore në pagë e trajtim !  Riktheni pagesën e punës në ditët e shtuna e të diela për Policinë e Burgjeve!

3- Që nga korriku i 2019-es, mbahen padrejtësisht pa u dhënë Gradat për fituesit, duke u mohuar pagën dhe karrierën qindra gardianëve shqiptar. Fajtorët janë në kupolën e D.P.Burgjeve! Jepni Gradat e fituara me meritë dhe ndaloni diskriminimin e stafit policor !

4- Kemi 1-vit që i kërkojmë M. Drejtësisë që Sindikata të jetë pjesë e Komisioneve Disiplinore që nga baza e deri në MD, pasi po “masakrohen” me masa ekstreme punonjësit nga D.P.Burgjeve, të cilët fitojnë gjyqet dhe dëmtojnë buxhetin e shtetit!

5-Drejtuesi burgjeve, bllokon padrejtësisht Dialogun Social, Aktivitetin Sindikal, Kontratën Kolektive në fuqi dhe shantazhon e kërcënon verbalisht anëtarët e sindikatës”, shkruhet në deklaratë.

Gjithashtu Sindikata paralajmëron se nëse do të mungojë vullneti i zgjidhjes nga qeveria, më 21 prill  do të zhvillojnë protestë.

“Nëse mungon vullneti i zgjidhjes nga qeveria, me 21-Prill-2021, qytetaret do shohin një protestë shembullore e sipas Ligjit ! -“Faturën” e paguan Ministria e Drejtësisë”, thuhet më tej në deklaratë.

Deklarata:

Sindikata e Shërbimeve Policore të Shqipërisë

Barazi e Dinjitet për Policinë e Burgjeve !

Jemi ketu, per te denoncuar shkeljet dhe abuzimet me te drejtat social-ekonomike te policise penitenciare shqiptare, si sherbim policor i sigurise jetike :

1- I vetmi shtet eksperimental ne bote, ku disa mendjeshkurter , u heqin armet personale vetembrojtese  90% te stafit policor penitenciar !-Ky eshte “grusht shteti” z.Kryeminister, pasi mbi 3000 Gardiane te besuar ne Reformen e Drejtesise, lihen te pambrojtur para krimit.

Anulloni urdherin e carmatosjes, se nuk vijne as turq e as bangladeshas te ruajne burgjet!

2-Te vetmit punonjes shteti, qe u mohohet paga sipas nenit 87 te Kodit Punes per punen ne fundjave. Edhe ky eshte “grusht shteti” ndaj te drejtave themelore ne page e trajtim !

Riktheni pagesen e punes ne ditet e shtuna e te djela per Policine e Burgjeve!

3- Qe nga korriku i 2019-es, mbahen padrejtesisht pa u dhene Gradat per fituesit, duke u mohuar pagen dhe karrieren qindra gardianve shqiptar. Fajtoret jane ne kupolen e D.P.Burgjeve!

Jepni Gradat e fituara me merite dhe ndaloni diskriminimin e stafit policor !

4- Kemi 1-vit qe i kerkojme M.Drejtesise qe Sindikata te jete pjese e Komisioneve Disiplinore qe nga baza e deri ne MD, pasi po “masakrohen” me masa ekstreme punonjesit nga D.P.Burgjeve, te cilet fitojne gjyqet dhe demtojne buxhetin e shtetit!

5-Drejtuesi burgjeve, bllokon padrejtesisht Dialogun Social, Aktivitetin Sindikal, Kontraten Kolektive ne fuqi dhe shantazhon e kercenon verbalisht antaret e sindikates .

Zoti Kryeminister!-Punonjesit e Policise Penitenciare, nuk jane “roje bostani” por sherbim sigurie jetike dhe punonjes me dinjitet!- Mos lejoni qe zyrtaruce ngatrrestare, te cenojne dinjitetin e mijera punonjesve, sepse behet fjale per “KULLA” me te rendesishme se ato te “Albkontrollit”, qe cdo lloj qeverie do bente mire llogarite ne rast Proteste!

Respektoni Dialogun Social,Tripartetin, Sindikatat e bardha, Kontraten Kolektive, Kodin e Punes dhe Riktheni Ministrine e Punes si Arbitri kryesor i Maredhnjev te Punes.

Sindikatat nuk jane “armiq te kllases” dhe as “grusht shtetas”, por Avokate te Punemarresve e te Ligjit!-Protesta dhe Greva nga Sindikatat jane Serum i Demokracise e sherim i qeverive autokrate qe shkelin Ligjin dhe Dialogun Social!

   Sindikatat jane Drejtesia Sociale sipas Bashkimit Europian!

Zoti Kryeminister!-Kerkesat tona bazike plotesohen per 24/ore dhe pa asnje fature shtese nga buxheti, pervec deshires e vullnetit per te zbutur acarimin e klimes sociale ne vlim e siper !

Nese mungon vullneti i zgjidhjes nga qeveria, me 21-Prill-2021, qytetaret do shohin nje Proteste shembullore e sipas Ligjit ! -“Faturen” e paguan Ministria e Drejtesise !

KESHILLI  DREJTUES

/abcnews.al/