Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Sinani dhe një trajner anglez te Vllaznia, vjen edhe holandezi i Teutës

schedule08:24 - 14 Gusht, 2021

schedule 08:24 - 14 Gusht, 2021

Teuta e Vllaznia e mbyllën vjet me pikë të barabarta kampionatin, ndërkohë që titullin e ngritën durrsakët pasi e kishin golaverazhin më të mirë. Edhe sezonin e ardhshëm të dyja ekipet do tentojnë titullin kampion.

“Djemtë e detit”, pas largimit të Blerim Krasniqit kanë afruar edhe një sulmues tjetër. Veç Popev, nën urdhrat e stafit teknik do të jetë edhe holandezi Arsenio Valpoort. 29-vjeçari ishte në “Elbasan Arena” të enjten dhe ndoqi durrsakët në ndeshjen e Conference League kundër Shamrock Rovers.

Valpoort ka goxha eksperiencë, teksa luajtur në elitën e futbollit holandez dhe në ligën e sytë, sikurse edhe në Belgjikë, Izrael, Hungari me Ferencvaros, si dhe në Kore. Tani do të tentojë të tregojë vlerat e tij në Superiore.

 

VLLAZNIA – Legjenda e Vllaznisë, Vioresin Sinani, rikthehet në klub dhe do të drejtojë ekipin e 19-vjeccarëve, pas eksperiencës si ndihmës i Armir Grimës në kombëtaren e femrave. Risia tjetër te moshat e Vllaznisë është emërimi i një anglez në krye të ekipit U21.

“Akademia Vllaznia bën të ditur se duke filluar nga data 16 gusht do të nisin stërvitjet për të gjithë ekipet. Si rrjedhojë, në bashkëpunim edhe me drejtuesit e klubit po punohet për përzgjedhjen e stafit teknik që do të punojë me ekipet e Akademisë për sezonin 2021-2021.

Mund të konfirmojmë për momentin lajmin që trajner i ekipit U19 për sezonin e ri do të jetë një emër shumë i madh për klubin tonë, Vioresin Sinani. Ndërkohë, ndihmëstrajner i këtij ekipi është përzgjedhur Nefail Zhejani. Në ditët në vijim do të publikojmë edhe emrat e trajnerëve të grupmoshave të tjerë.

Ndërkohë, drejtuesit e klubit kanë vendosur që drejtimin e ekipit Vllaznia U21 për sezonin e ri t’ia besojë teknikut anglez Dean Paul Sibson. Ai do të ketë në krah, jo vetëm në rolin e zëvendëstrajnerit por edhe të videoanalistit Ergi Borshin.

KF Vllaznia dhe Akademia Vllaznia ju urojnë suksese këtyre trajnerëve në punën e tyre me ekipet e klubit tonë”, shkruhet në njoftimin e bërë nga ana e Akademisë Vllaznisë në rrjetet sociale. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!