“Siii”-ja e famshme për El Clasico dhe mesazh për Khabib, feston edhe CR7

schedule12:37 - 25 Tetor, 2020

schedule 12:37 - 25 Tetor, 2020

Cristiano Ronaldo është gëzuar dyfish ditën e djeshme. Real Madrid arriti një fitore shumë të rëndësishme ndaj Barcelonës. Të besuarit e Zinedine Zidane vinin në ‘El Clasico” pas dy humbjesh rradhazi dhe tashmë fitorja në “Camp Nou” do t’i japë atyre më shumë besim në vazhdim.

Triumfi i madrilenëve nuk mund të kalonte pa u festuar dhe nga ish-ylli i tyre, Cristiano Ronaldo. Sulmuesi i Juventusit vazhdon të jetë i infektuar me Covid-19 dhe pas ndeshjes postoi një foto në “Instagram”.

 

View this post on Instagram

 

Siiiiiiiiiii💪🏽

A post shared by Cristiano Ronaldo (@cristiano) on

“Siiiiii”, shkruante CR7, shprehja e cila lindi pikërisht nga ai gjatë një festimi të një goli të shënuar pikërisht në një ‘El Clasico’ në Barcelonë. Festimi i tij është imituar dhe nga lojtarë të tjerë të Realit, si për shembull Lucas  Vasquez.

Portugezi u gëzua edhe në mbrëmje, kur Khabib Nurmagomedov triumfoi kundër Justin Gaethje. Luftëtari rus mbylli karrierën në MMA dhe u ul në gjunjë, në nder të babait të tij, i cili u nda nga jeta pak kohë më parë.

Ronaldo e ka përjetuar edhe vetë një situatë të tillë kur ishte pjesë e Manchester United. Pas ndeshjes së Khabib, ai ka bërë një postim në “Instagram” me mesazhin: “Urime vëlla! Babai është krenar për ty”. /abcnews.al