Sidrit Bejleri humb njeriun e afërt: Nuk do i bëjmë dot ceremoninë mortore

schedule12:48 - 30 Mars, 2020

schedule 12:48 - 30 Mars, 2020

Këngëtari i njohur Sidrit Bejleri ka humbur vjehrrin, ditën e sote. Lajmin e ka bërë të diturvetë këngëtari përmes një postim në rrjetet sociale.

Sidriti shkruan se nuk ia bëjnë dot ceremoninë mortore ashtu si e do tradita për shkak të ditëve të trazuara ku ndodhet vendi për shkak të koronavirusit.

“Sot vjehrri im i nderum dhe besimtari i mirë Hadi Bushati, pas një sëmundjeje të gjatë, ia ktheu shpirtin Krijuesit të Gjithësisë. Në këto ditë të trazuara, kur as ceremonitë mortore nuk mund të zhvillohen siç është tradita, ju lutem kujtojeni me lutje (dua)! Nuk dihet se kujt ia pranon Zoti Fuqiplotë lutjen. Të Zotit jemi dhe tek Ai kthehemi. Zoti e pastë mëshiruar dhe qoftë i Xhenetit! Amin!”-shkruan këngëtari. /abcnews.al