Skuadra e Milanit kërkonte me doemos shërbimet e Djibril Sidibes, por mbrojtësi francez nuk do të lëvizë nga ekipi i Everton. Si pasojë, stafi kuqezi i Milanit ka nisur punën për të piketuar një tjetër mbrojtës të djathtë.
Siç raportojnë mediet italiane, Santiago Arias është nën radarin e kuqezinjve. Kolumbiani nuk po luan te Atletico Madrid dhe ardhja e Kieran Trippier nga Tottenham i ka ulur edhe më shumë shanset e tij për të qenë titullar në formacionin e Diego Simeones.
Arias ka luajtur vetëm 270 minuta këtë sezon për “Los Rojiblancos” dhe po mendon realisht largimin. Ditët e ardhshme, pritet të ketë një takim mes drejtuesve të Milanit dhe agjentit të mbrojtësit kolumbian./abcnews.al