Siç nuk e keni parë kurrë më parë, kështu duket Demi Lovato vetëm ‘ujë e sapun’

schedule15:03 - 30 Qershor, 2020

schedule 15:03 - 30 Qershor, 2020

Këngëtarja me famë botërore, Demi Lovato ka qenë gjithmonë në fokus të mediave, sidomos për lidhjen e re të dashurisë. Ylli botëror njihet si një personazh pa komplekse, dhe këtë gjë e ka treguar së fundmi me një foto që ka ndarë me ndjekësit në Instagram.

Edhe njëherë këngëtarja ka arritur të tërheqë vëmendjen, teksa ka postuar në Instastory një fotografi ku shfaqet pa pikë grimi, duke nxjerrë në pah bukurinë e saj natyrale. 27-vjeçarja është komentuar gjithashtu edhe për romancën me Max Ehrich.

Pak ditë më parë, Ehrich festoi ditëlindjen, dhe këngëtarja i bëri një dedikim romantik në rrjete sociale. Madje, mediat e huaja kanë shkruar se dyshja po hedh një hap më tej dhe së shpejti do të fejohen.

“Ndihem e dashuruar si kurrë më parë ne jetën time. Je një njeri i mrekullueshëm brenda dhe jashtë. Je si një rreze dielli në jetën time dhe mezi po të pres që të kalojmë së bashku ditëlindje të tjera dhe të krijojmë kujtime të bukura.”, shkroi këngëtarja. /abcnews.al