Sondazh

Zvërneci, protestë për:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Siç nuk e keni parë kurrë më parë, Çiljeta bën ndryshimin drastik në look

schedule13:03 - 23 Qershor, 2020

schedule 13:03 - 23 Qershor, 2020

Kur bëhet fjalë për ndryshimet në pamje, Çiljeta Xhilaga ka guxuar gjithmonë. Së fundmi, këngëtarja ka surprizuar dhe ka tërhequr vëmendjen e fansave, duke u shfaqur me një look krejtësisht të ndryshëm.

Çiljeta duket shumë joshëse teksa ka pozuar me gërsheta dhe për hir të së vërtetës duket mjaft bukur, duke iu bashkuar kështu vajzave që nuk i kanë rezistuar dot trendit më të ri veror.



Këngëtarja ka bërë gjithashtu me dije se po punon për projektin e radhës, duke mos dhënë detaje të mëtejshme. Përsa i përket jetës private, Çiljeta po shijon romancën me Alban Hoxhën, të cilët para disa ditësh u përfolën se janë në pritje të fëmijës së tyre të parë.

Mirëpo pa kaluar shumë kohë, Çiljeta i mohoi lajmet përmes një reagimi në Instagram: “Faleminderit që na zgjuat me këtë lajm kaq të bukur, por jemi ende tek pika e bardhë e penalltisë, s’kemi mbërritur tek goli. Kur të shënojmë do e ndajmë me ju panenkën më të bukur të jetës, siç kemi bërë gjithmonë”. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!